Përditësuar më: 27 tetor 2026
Kush jemi
Kjo faqe menaxhohet nga Tropical Trade, Rruga Ferdinand Deda, Tiranë · Email: sales@tropicaltrade.al · Tel: +355 69 671 5385. Tropical është përgjegjës për të dhënat personale që mblidhen përmes kësaj faqeje.
Çfarë të dhënash mbledhim
- Formulari i kontaktit: emri, email-i, telefoni (nëse e jepni), tema dhe mesazhi. I përdorim vetëm për t'ju përgjigjur dhe për ofertat që kërkoni.
- Statistika të vizitave: faqja numëron vizitat (faqja e vizituar, lloji i pajisjes, faqja nga keni ardhur) pa cookies dhe pa ruajtur adresën IP – vizitori identifikohet vetëm me një kod anonim që ndryshon çdo ditë.
- Google Analytics: vetëm nëse pranoni cookies te baneri. Shihni Politikën e cookies.
- Të preferuarat: lista e produkteve që ruani mbetet vetëm në pajisjen tuaj (në shfletues) dhe nuk na dërgohet ne.
Faqja nuk ka llogari përdoruesish, nuk shet online dhe nuk mbledh të dhëna pagese.
Pse i përdorim
- Për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave për porosi ose oferta (me kërkesën tuaj).
- Për ta përmirësuar faqen dhe për të kuptuar cilat produkte interesojnë më shumë (interes i ligjshëm; Google Analytics vetëm me pëlqimin tuaj).
Sa kohë i ruajmë
Mesazhet e formularit i ruajmë për aq kohë sa nevojitet për komunikimin dhe marrëdhënien tregtare me ju, dhe jo më shumë se 3 vjet. Statistikat e vizitave janë anonime.
Me kë i ndajmë
Nuk i shesim dhe nuk i japim të dhënat tuaja për marketing. Të dhënat ruhen te ofruesi ynë i hostingut. Kur pranoni cookies, Google (Google Analytics) merr të dhëna statistikore sipas kushteve të veta. Nëse na shkruani në WhatsApp, komunikimi bëhet sipas kushteve të WhatsApp.
Të drejtat tuaja
Sipas legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale, keni të drejtë të kërkoni të shihni të dhënat që kemi për ju, t'i korrigjoni, t'i fshini ose të kundërshtoni përdorimin e tyre, si dhe të tërhiqni pëlqimin për cookies në çdo kohë ().
Për çdo kërkesë na shkruani te sales@tropicaltrade.al. Keni gjithashtu të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Siguria
Faqja përdor lidhje të sigurt (HTTPS). Mesazhet shihen vetëm nga stafi ynë përmes një paneli të mbrojtur me fjalëkalim.
Ndryshime
Kjo politikë mund të përditësohet. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye të faqes.